", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Ç’po ndodh në Mançester? Ushtria britanike rrethon një kolegj

Policia e Mançesterit ka njoftuar se njësia e demontimit të bombave të ushtrisë britanike ka rrethuar një kolegj.

Të gjithë qytetarët janë urdhëruar të shmangin këtë zonë.

Policia ka bërë të ditur se rrugët janë mbyllur.

Një kordon i madh policor është ngritur rreth kampusit shkollor “Castlefield” në Trafford, raporton “RT”.

Njësia e demontimit të bombave të Trupave Mbretërore britanike  ka mbërritur tashmë në kolegj.

Zyrtarët janë të pranishëm dhe aktualisht po vlerësojmë situatën," deklaroi në Twitter,  Policia e qytetit anglez.

Mësohet se të gjithë nxënësit dhe stafi mësimor janë evakuuar me emergjencë nga ushtria. /SYRI.net/