Milani mbush arkën, Atalanta vendos të paguajë 22 milionë euro për belgun që zhgënjeu me kuqezinjtë

Me largimin e Teun Koopmeiners, që më shumë gjasa do të luajë për Juventus sezonin tjetër, ekipi i Atalanta është në kërkim të një zëvendësuesi.

Njeriu i duhur mund të jetë Andrea Colpani, një protagonist me Monza këtë sezon.

Ndërkohë, skuadra e Atalanta po punon edhe për blerjen 100% të kartonit të mesfushorit belg Charles De Katelaere.

Lojtari erdhi tek “Dea” në formë huazimi verën e kaluar dhe në 26 ndeshje ka realizuar 6 gola në kampionat (10 në total).

Atalanta synon të investojë për një periudhë afatgjatë të 23-vjecari, ndaj do të paguajë klauzolën prej 22 milionë eurosh që ka vendosur Milani.

Këto para do të dalin pjesërisht edhe nga shitja e Koopmeiners.

Pra, duket se De Katelaere do të lërë përfundimisht Milan, që për momentin e mban të lidhur kontrata deri në vitin 2027, për të qëndruar në Bergamo.

Milani pritet të investojë paratë që belgut për blerjen e një sulmuesi të ri.