SYRI TV/ Zvirina te projekti '100 fshatrat', banorët: Fshat turistik, por nuk kemi ujë

Pjesë e projektit të “100 fshatrave” turistik, por fshati Zvirinë në Maliq ende nuk ka ujë të pijshëm.

Banorët shprehen se ujin e blejnë ose e mbushin në çezma të jashtme, pasi deri më sot nuk është investuar për ndërtimin e një ujësjellësi.

Banorët thonë se kanë gjithashtu probleme me rrugët dhe kanalizimet.

SYRI TV

Dy çezma në qendër të fshatit janë i vetmi burim që furnizon banorët e Zvirinës me ujë, pasi deri më sot, nga bashkia nuk është investuar që të ndërtojë rrjet ujësjellës në mënyr që uji të shkojë në shtëpitë e banorëve.

 

Mungesa e ujit nuk është i vetmi problem për banorët e fshatit Zvirinë, pasi infrastruktura rrugore dhe kanalizimet, janë një tjetër shqetësim për ta.

Ndonëse qeveria e ka futur në projektin e “100 fshatrave” turistik, për Zvirinën investimet kanë mbetur ende në letër.