Lewandowski refuzon ofertën e majme nga Arabia Saudite

 

Robert Lewandowski dëshiron të vazhdojë të luajë në Evropë, për këtë arsye sulmuesi i Barcelona-s ka refuzuar një ofertë të dytë nga Arabia Saudite brenda harkut kohor të një viti.

Sipas raportimeve të medieve spanjolle, polakut i është ofruar një pagë vjetore rreth 100 milionë euro, të cilën Lewandowski nuk e ka marrë aspak në konsideratë dhe i është përgjigjur shkurt: “Jo, faleminderit”.

Për momentin sulmuesi nuk sheh asnjë alternativë tjetër përveçse të luajturit në Europë, ndërsa ka edhe dy vite të tjera kontratë me Barcelona-n.