Demiraj, 30 minuta takim me Prokurorin e Përgjithshëm

Dritan Demiraj, ministri i ri i Punëve të Brendshme, ka zhvilluar sot paradite me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla në zyrën e këtij të fundit.

Takimi ndërmjet tyre ka zgjatur 30 minuta.

Dje, Demiraj, zhvilloi një takim me krerët e Policisë së Shtetit dhe në fokus pati, përveç garantimit të të një fushate zgjedhore sipas ligjit, edhe luftën kundër krimit të organizuar dhe kanabisit.