Inis Gjoni kërkon 200 mijë dollarë dëmshpërblim për publikimin e videos intime

Pas rrëzimit nga Gjykata e Apelit, regjisorja Inis Gjoni i është drejtuar Gjykatës së lartë, për gjykuar kërkesën e saj pë2r dëmshpërblim.

Gjoni ka paditur prokurorinë e Krimeve të Rënda, për bërjen publike të videos së intime në vitin 2004 ku ajo shfaqet së bashku me partnerin e saj Arjan Selimi, i cili mbeti i vrarë në vitin 2014.

Regjisorja kërkon 200 mijë dollarë dëmshpërblim, për shkak të prishjes së imazhit të saj, pas publikimit të videos së dalë nga prokuroria në vitin 2004, e cila ishte sekuestruar në cilësinë e provës materiale për llogari të hetimit të dosjes “Kompas”. Për shkak të profilit publik të Gjonit në atë kohë, si ish­ balerinë dhe moderatore e suksesshme, ngjarja u trajtua gjerësisht në median e shkruar dhe elektronike.

Ndërkohë që kjo padi e Gjonit ishte rrëzuar më herët nga Gjykata e Apelit.