VIDEO/ Gjekmarkaj: Gjesti i Ramës ndaj Ambrozias, çmimi që paguan gazetari që i prish komoditetin Kryeministrit
Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, tha në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, ku është diskutuar mbi gjestin rrugaçëror të Edi Rama ndaj gazetares Ambrozia Meta, se është e paimagjinueshme dhe e dënueshme që një Kryeministër të ndërmarrë akte të tilla ndaj një gazetareje.
Gjekmarkaj tha se ky është çmimi që paguan një gazetar apo gazetare kur ia prish komoditetin Kryeministrit.
“Shoh që përballen dy Botë: Bota e lirë që nuk e perception dot këtë gjë, dhe Bota e kapur, pjesërisht e lirë, ku futemi ne, që reagon në mënyrë të vakët.
Pse ne arrijmë në këtë pikë të komunikimit publik, dhe kjo ndodh pas 12 vitesh pushteti të vjedhur, ndoshta ka humbur kontrollin edhe mbi gjestet e veta”, tha Gjekmarkaj.
Deputeti demokrat tha se ky gjest nuk e nderon Kryeministrin, duhej të kishte pasur një reagim më të fortë nga shoqatat e gazetarëve, nga shoqëria, dhe se ishte një gjest që nuk e meriton asnjë gazetare.