Krizë në çift? Machine Gun Kelly dhe Megan Fox po jetojnë të ndarë

Machine Gun Kelly dhe Megan Fox se nuk po jetojnë më bashkë, pasi aktorja konfirmoi se fejesa është prishur.

Sipas Us Weekly, aktorja po jeton në Malibu, ndërsa këngëtari në Encino. “Ata e bënë këtë marrëveshje për t’i dhënë kohë njëri-tjetrit, pa u ndarë përfundimisht”, zbulojnë burimet e afërta me çiftin.

Burimi ka zbuluar se Megan i ka kërkuar miqve të ngushtë që ta njohin me persona të tjerë edhe pse nuk e ka konfirmuar ndarjen përfundimtare.

“Ata ndryshojnë mendje çdo ditë, por nuk besojmë se do të ndahen”, pranojnë miqtë e tyre.

Çifti, megjithatë, është dukshëm në një krizë. Kujtojmë se Fox dhe Kelly janë bashkë prej 2020-ës dhe në 2022-shin u fejuan.