FOTO/ Atentati në Vlorë, ndërpret transmetimet televizioni i Ervent Hysenit

Televizioni “Vlora Channel” ka ndërprerë transmetimet pas vrasjes së pronarit të saj Erven Hyseni. Ky i fundit u ekzekutua me kallashnikov mbrëmjen e sotme në lokalin e tij pranë sheshit të Flamurit në Vlorë.

Së bashku me të mbeti i vdekur edhe drejtori i OSHEE-së së Vlorës, Roland Saliu, i cili u qëllua aksidentalisht.

Nga hetimet e deritanishme të policisë, shënjestër ka qenë pikërisht Erven Hyseni. Televizioni lokal në pronësi të tij ka ndërprerë transmetimet dhe ka vendosur fjongon e zezë.