Meta i përgjigjet Berishës: E vërteta për hyrjen e LSI në zgjedhje pa opozitën

Ish kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka folur për deklaratat e ish kryeministrit Sali Berisha një ditë më parë. Berisha tha se e dinte që LSI do të hynte në zgjedhje edhe pa opozitën, pavarësisht se fillimisht Meta deklaronte të kundërtën.

Ndërsa Meta, u shpreh sot se LSI, gjithmonë ka përkrahur zgjedhjet në të cilat pjesëmarrëse do të ishte edhe opozita.

Në emisionin “Studio e Hapur”, Meta u shpreh se ka pasur komunikime me Bashën, Ramën dhe Berishën, duke ndjekur situatën si kryetar i Kuvendit dhe President i zgjedhur. Me është kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë që të jap mesazhet e duhura të Basha dhe Berisha, vijoi ai.

Meta shtoi se gjatë komunikimeve me ish kreun e PD-së dhe kryetarin aktual, ia ka bërë të qartë që i “përkrahim çështjet që kanë të drejtë si për luftën kundër drogës, dekriminalizmit dhe çështje të tjera”.

Por LSI do të përkrahë gjithmonë zgjedhje me opozitën, theksoi ai.

“Si mendoni se po mos të kisha pranuar postin e Presidentit dhe nëse do të digjeshin edhe dy raundet e tjera vendi të shkonte në zgjedhje të parakohshme, do kishim zgjedhje pa opozitën dhe vendi do ishte në krizë. Apo në rast se s’do të regjistroheshin në zgjedhje? Prapë do kishte krizë”.

Asnjëherë s’kam menduar se vendi do të shkojë në zgjedhje pa opozitën, ka vijuar Meta.

/Syri.net/