FOTO/ Zbardhet identiteti i viktimës së dytë, është pronar i një televizioni

Dy të vdekur është bilanci i një atentati mafioz në qytetin e Vlorës mbrëmjen e sotme.

Viktima është Roland Saliu drejtori i OSHEE Vlorë.

Ndërkaq, i plagosuri që ndërroi jetë në spital është Ervent Hyseni, pronari i televizionit lokal “Vlora Channel” në qytetin bregdetar.

Dyshohet se Hyseni ka qenë shënjestër e atentatit që ndodhi në një lokal në sheshin e Flamurit. /SYRI.net