Atentati/ Viktima është drejtori i OSHEE në Vlorë

Viktima e atentatit në Vlorë është drejtori i OSHEE-së së Vlorë, Roland Saliu.

Ai mbeti i vrarë gjatë atentatit në një lokal në sheshin e Flamurit.

Nuk dihet nëse drejtori i OSHEE Vlorë ka qenë shënjestra e atentatit apo u qëllua gabimisht. Deri tani, nuk ka informacionet që Roland Saliu të ketë patur konflikte të mundshme.

Viktima ishte ulur në tavolinën e fundit në ambientet e jashtme të lokalit.

Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur edhe një i plagosur, i cili është dërguar në spital.

Dyshohet se atentatorët qëlluan me kallashnikov nga një makinë. Mjeti i tyre është gjetur i braktisur nga policia.

Policia është duke vazhduar hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët e vrasjes. /SYRI.net/