‘Lironi liderin e opozitës’/ Pikante - Alfred Lela shkon në studio me bluzën me mesazh të veçantë

Drejtori i Medias në Partinë Demokratike, Alfred Lela ishte i ftuar në emisionin “Open” me Eni Vasilin mbrëmjen e sotme. Lela ka vendosur të shkojë në studio me një bluzë ku shkruhet ‘lironi liderin e opozitës, lironi Berishën’.

Kujtojmë se kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po mbahet padrejtësisht në arrest shtëpie që nga data 30 dhjetor 2023, ku SPAK nuk paraqet asnjë provë konkrete mbi këtë arrest.