SYRI TV/ Siguria Kibernetike, Tabaku: PS nuk është konsultuar për këtë projektligj

Projektligji për Sigurinë Kibernetike ka qënë në fokus të diskutimeve në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Europiane, ku deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ngriti pyetjen se mos me këtë ligj, mazhoranca po kërkon të kontrollojë sigurinë kibernetike të SPAK-ut. Ndërsa Ministrja Spiropali deklaroi se  ligji është i përafruar dhe është konsultuar me një shumësi institucionesh.