Vdes tragjikisht adoleshentja në Lezhë

Një vajzë e re në Lezhë ka humbur jetën tragjikisht një ditë më parë.

19-vjeçarja A.Z. nga fshati Kolsh ka konsumuar insekticide. Ajo është gjetur në gjendje të rëndë dhe është transportuar në spital.

Por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ti ardhur në ndihmë, e reja ka humbur jetë të martën në QSU, Tiranë.

Burime zyrtare nga policia njoftojnë se vajza i ka konsumuar insekticidet aksidentalisht, duke përjashtuar pistën e vetëvrasjes.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, si ngjarje aksidentale.

/Syri.net/