Grabitje në Fushë-Krujë, tre persona të armatosur i dalin para makinës

Një grabitje me armë ka ndodhur gjatë natës në aksin Krujë – Fushë Krujë.

Tre persona të maskuar dhe të armatosur i kanë dalë para një automjeti, duke kërcënuar drejtuesin me iniciale A.H.

Ky i fundit ka bërë denoncim në polici, duke shpjeguar se tre persona i dolën para në rrugë rreth orës 00:30 dhe i morën makinën.

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe ngriti pika kontrolli për kapjen e tyre. Deri tani nuk ka asnjë të dhënë për identifikimin e autorëve. /SYRI.net/