E fakton Ngjela/ Rama e futi drogën në treg, ja përse e bëri...

Aleati i Ramës, Spartak Ngjela, gjatë një interviste në emisionin ‘Dritare’ të Rudina Xhungës, deklaroi se ishte vetë kryeministri ai që futi drogën në Shqipëri.

Sipas Ngjelës, Rama e futi drogën për një arsye madhore, për të shptuar vendin nga degradimi. Gjithashtu ai shoi se shteti përdori fshatarët dhe e shpërndau drogën në disa duar.

“Ça ndodhi dy vitet e fundit? Kush ishte sekreti i dy viteve të fundit? Dy vitet e fundit qeveris ishte në embargo. Qeveria ishte në dekadencë, mund të shpëtonte, ose jo. Atëherë futi në treg kanabisin. E futi në treg dhe e la të lirë. Është ndryshe ta fusësh në treg dhe ndryshe ta lësh në ajër. Po e fute në treg, shteti merr para. Kur e futi në treg, e shpërndau në shumë duar dhe ne ndjemë.

Pa fshatarët kjo gjë nuk bëhej. Duke e futur në treg, qeveria nuk kishte nevojë për para, sepse i merrte në forma të tjera të korrupsionit. E futi në treg për shtetin, pasi kjo shumësi e madhe që merr nga kanabisi, del në treg, në blerje dhe të gjithë janë të kuotuar dhe paguajnë taksa”, tha Ngjela, duke shtuar se këto gjëra ndodhin pasi këtu nuk funksionojnë gjykatat.