Kreu i opozitës greke shkon ushtar

Stefanos Kasselakis, kreu i ri i opozitës greke, ka nisur sot detyrimin e tij për të kryer shërbimin ushtarak. Ai ka shkuar në një repart në Thiva si gjithë të rinjtë e tjerë, ku do të qëndrojë për dy javë.

Çdo person në Greqi që ka kaluar 35 vjec mund ta kryejë shërbimin ushtarak për një periudhë më të reduktuar kohe. Kryetari i SYRIZA-s ishte shoqëruar nga babai i tij drejt repartit ushtarak.

Interesimi i medias natyrisht që ishte i lartë. Kasselakis shihet si një sfidues i ri nga kryeministrit aktual të Greqisë, Mitsotakis. Prova e tij e parë në krye të SYRIZA-s janë zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Megjithatë ai përballet me probleme të brendshme në partinë që trashëgoi prej Alexis Tsipras.