'Ndëshkuesi': Ligji ushtarak mund të zgjasë një vit

Presidenti filipinas, Rodrigo Duterte njoftoi sot se ligji ushtarak i vendosur në Mindanao, në jug të vendit, mund të zgjasë një vit.

Duterte shpalli ligjin ushtarak dje në Mindanao për të rivendosur rendin në këtë ishull ku ka pasur përplasje me luftëtarë të lidhur me organizatën Shteti Islamik.

“Si të duhet një vitë apo të përfundojë për një muaj, unë do të jem i lumtur”, deklaroi presidenti filipinas duke iu referuar këtyre përplasjeve mes forcave të rendit dhe milicive islamike.