EKSKLUZIVE/ Rama ‘vajton’ para aleatëve: Me falni, jam i pa eksperiencë. Shpenzimet i kam unë

Kreu i PS-së Edi Rama duket se është ngushtë. Sot ka mbledhur disa prej partive të vogla në selinë rozë duke u kërkuar falje që nuk e kishte zbatuar marrëveshjen me ta, duke u shprehur se ‘ishte i paeksperiencë’.

SYRI.net ka zbardhur një pjesë të bisedës që Edi Rama ka pasur me aletatët e tij të vegjël, ose më saktë disa prej tyre. Burime brenda takimit të zhvilluar paraditen e sotme me partitë e vogla, aleate të PS, Rama u ka kërkuar ndjesë atyre duke u thënë se ‘nuk ka pasur mundësi për arsye teknike, dhe mungese eksperience për të respektuar marrëveshjen me ta’.

Këtu vjen rasti të kujtojmë se me marrëveshjen e bërë në vitin 2013, Rama u kishte premtuar se partitë që do të merrnin me shumë se 10 mijë vota, do të përfaqësohen në nivele të ndryshme, duke nisur nga drejtorë drejtorish deri tek zv/ ministra. I vetmi i vlerësuar në këtë rast ka qenë Petri Koçi.

Gjithashtu, sipas të njëjtit burim SYRI.net ka mësuar se Rama u ka kërkuar partive të vogla që të punojnë në zona ku ata kanë influence dhe të kërkojnë votat vetëm për PS-në që të arrihet numri 71 i deputetëve me qëllim që PS të qeverisë e vetme.

Duke qenë në panik për arritjen e këtij numri Edi Rama i ka bërë të njëjtën ofertë partive që kanë qenë pjesëmarrëse, e duke i siguruar ata se ëdo shpenzim që do të ju duhet gjatë kësaj fushate do mbulohet nga Partia Socialiste. Në këtë takim ishin vetëm Petro Koçi, Gjergj Koja dhe Idajet Beqiri, ndërsa mungonin aleatët e PS-së sikurse janë Spartak Ngjela, Paskal Milo dhe Skënder Gjinushi të cilët kanë deklaruar veten kundër kësaj mënyre dhe marrëveshje të kërkuar nga Edi Rama.

I çuditshme fakti që në këtë kohë fushate Rama u kthehet premtimeve të vjetra. PS nuk e respektoi marrëveshjen kur ata kishin vota me siglën e tyre, por tani si do ti vlerësohet kontributi kur ata do marrin vota nga vetë PS-ja?

/SYRI.net