I grabiti 10 mijë euro një sipërmarrësi, arrestohet shqiptari bashkë me dy italianë

Një shqiptar 32-vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia italiane, në Monopoli, i akuzuar për rrahjen dhe grabitjen në bashkëpunim të një sipërmarrësi vendas, më 17 tetor të vitit të kaluar.

Bletim Lusha është shqiptari që ka rënë në pranga, bashkë me dy bashkëpunëtorët e tij italianë, 40-vjeçarin Cosimo Giangrande dhe 52-vjeçarin Cosimo Grassi.

Sipas hetimeve, Lusha dhe Grassi sulmuan sipërmarrësin Luigi Fiume, i cili ishte brenda makinës së tij, FIAT Fiorino, duke i marrë një zarf me dhjetë mijë euro. Pas grabitjes në kërcënimin e një pistolete, të dy u larguan me një Peugeot 207 që drejtohej nga Giangrande.

Dy italianët janë në qeli, ndërsa shqiptari Lusha gjendet në arrest shtëpie, në pritje të vendimit të gjykatës.