Berisha: Gëzuar Ditën e Verës! Hirushen e festave tona

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar shqiptarët për ‘Ditën e Verës’.

Gëzuar Ditën e Verës! Të dashur miq, nga zemra ju uroj Gëzuar Ditën e Verës, festën magjepse të ndërrimit, çeljes së luleve, lulëzimit dhe bukurisë së natyrës dhe së bashku me të dhe njeriut.

Le të urojmë ne së bashku që kjo ditë të sjellë një ndryshim për mirë për të gjithë shqiptarët. Dhe njëherë: Gëzuar Ditën e Verës! Hirushen e festave tona’, shkruan Berisha në Facebook.