Më 14 mars 1955 mbaroi gjendja e luftës mes Shqipërisë dhe Gjermanisë

Më 14 mars 1955, u miratua dekreti për përfundimin e gjendjes së luftës mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Me rivendosjen e marrëdhënieve bilaterale miqësore, detyrimet e Republikës Demokratike të Gjermanisë (RDGJ) dhe të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë (RPSSH), mbeteshin të pandryshaura. Miratimi i këtij dekreti motivohej prej Presidiumit të Kuvendit Popullor me nevojën e forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Pushimi i gjendjes së luftës vinte 10 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.