VIDEO/ Zbardhet biseda Ronaldo-Bales: Ja përse nuk do prezantohet trofeu

Pas titullit të 33-të në historinë e Real Madridit, ‘yjet’ e Zidanes kanë mbetur të habitur kur e kuptuan se skuadra nuk do të marrë trofeun në fushë.

Në pamjet e festimit të tyre, Bale shihet duke e diskutuar lajmin befasues me Cristiano Ronaldon.

“Nuk qenka trofeu,” dëgjohet Bale.

Ronaldo, i cili e shënoi njërin nga dy golat e Realit në fitoren kundër Malagas , i përgjigjet: “E di. Është shaka e mutit!”

Real Madrid mund të detyrohet të presë disa muaj para se t’iu prezantohet trofeu i 33-t në histori të Primera Division.

Rastin në fjalë do ta gjeni në sekondën 00:36.