‘4 të plagosur me armë dhe thikë në 24 orë’/ Berisha: Rendi në duart e Taulantit, në duart e krimit!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me situatën kriminale në vend gjatë ditëve të fundit.

Duke iu referuar plagosjeve të fundit në Shkodër dhe në Durrës, në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se ‘sa të kenë Taon në timon, rendi do jetë në duart e krimit’.

Postimi i plotë:

Rendi në duart e Taulantit, në duart e krimit!

Miq, mbi 100 plumba të derdhura në Shkodër mbi dy persona që mbetën të plagosur në vendngjarje, dhe dy vëllezër të plagosur me thikë në Durrës, ishte bilanci i krimit ditën e djeshme.

Në Shkodër vrasësit u larguan si gjithnjë në drejtim të paditur dhe po kështu në Durrës “kasapi” u largua në drejtim të paditur.

Kësaj i thonë sa të kenë Taon në Timon, rendi do jetë në duart e krimit, në duart e Taulantit.