Zbulohen formacionet: Ajax-Manchester United. Mourinho 5 mungesa

Sot në orën 20:45 Ajax dhe Manchester United do të përballen në Stokholm në finalen e madhe të Europa Leagues.

Është tabloidi britanik “The SUN” e cila ka publikuar formacionet e mundshme të dy skuadrave ku ajo që bie në sy është lista e gjatë me dëmtime te “Djajtë e Kuq”, transmeton SYRI.net.

Young, Ibrahimovic, Rojo, Shaw, ja 4 lojtarët kryesorë të dëmtuar ndërsa Bailly është pezulluar për shkak kartonësh.

Manchester United është në kërkim që ta ngritë këtë trofe për herë të parë në histori të klubit dhe në të njëjtën kohë ta sigurojë edhe pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm.

Ndërsa në krahun tjetër Ajaxi do të rikthente vëmendjen në Europë, 22 vjet pasi ekipi i Louis Van Gaal e fitoi në stil Champions Leaguen në Vjenë.

Për shkak të sulmeve terroriste në Manchester, policia suedeze ka njoftuar rritjen e masave të sigurisë për këtë ndeshje.

/ SYRI.net /