FOTO/ Ylli i Seria A, shumë pranë transferimit tek Milan

Milan kërkon një përforcim të madh nga rivali i Serie A, Roma. Milan është duke parë mundësinë e transferimit të mesfushorit të Romës, Radja Nainggolan.

“Sky” raporton se “Kuq e zinjtë” janë të interesuar për blerjen e mesfushorit belg, gjatë merkatos së verës.

Nainggolan ka kontratë të vlefshme deri më 2020 ndërsa ka pagë prej 3.2 milionë euro në sezon.

Por, profili i tij pëlqehet shumë nga pronarët e rinj kinez në San Siro që do të paraqesin ofertë për transferimin e tij menjëherë pas hapjes së merkatos së verës.