Fotot e para të Ariana Grande, pas shpërthimit

Ariana Grande është kthyer në rezidencën e saj, në Florida, menjëherë pas shpërthimit që ndodhi gjatë koncertit të saj në "Manchester Arena", ku mbetën të vrarë 22 persona.

Fotot e para të këngëtares, menjëherë pas mbërritjes në aeroport, tregojnë atë të veshur me të zeza. 

Këngëtarja u prit nga i dashuri i saj Mac Miller, i cili nxitoi të përqafojë atë dhe nënën e saj. 

Ariana Grande u shfaq mjaft e tronditur dhe e përlotur gjatë momentit të mbërritjes në aeroportin e Floridas.