Bashkë me rritjen e numrit të turistëve, rritet edhe numri i vajzave që vijnë në Shqipëri si eskorta

Vajza të moshave të ndryshme me nacionalitete të ndryshme vijnë në Shqipëri për të ushtruar prostitucion.

Ata hyjnë në vendin tonë si turiste dhe kur mbërrijnë në destinacionin e synuar kthehen në eskorta të shërbimeve seksuale.

Disa raste të tilla janë zbuluar nga policia dhe njëri prej tyre ishte ai i pak ditëve më parë në Durrës.

Dy venezueliane, një kolumbiane dhe një spanjolle, të moshave nga 24 deri 46 vjeçe u proceduan penalisht dhe u morën në hetim për prostitucion nga Prokuroria.

Ata ranë në duart e policisë pas pas një konflikti me një të ri nga Shijaku, me të cilin ishin takuar për ofrimin e shërbimeve seksuale.

Sipas dosjes hetimore, vajzat kanë hyrë në Shqipëri më 5 shkurt të këtij viti dhe kanë pranuar se ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës.

Vajzat kanë dëshmuar se aktivitetin e paligjshëm e kryenin në pavarësi, duke pretenduar se nuk kishin një person që i menaxhonte apo i ushtronte presion.

Paratë që fitonin, ata kanë pretenduar se ua dërgonin familjeve të tyre.

Fotot dhe kontaktet e vajzave qarkullonin në faqet e shumta online të eskortave të seksit. Në këto faqe qarkullojnë qindra shtetase të nacionaliteteve të ndryshme, që ofrojnë shërbime seksuale, “in call” ose “aut call”, madje edhe nga Azia e largët.

Është zbuluar se prostitucionin në Shqipëri ata e ushtrojnë vetëm për disa javë, duke hyrë e dalë si turiste.

Duke u bazuar në kohën dhe në vendin ku ata kryenin prostitucionin, vajzat i shisnin shërbimet seksuale në çmimet nga 150 deri në 500 euro.