Gjesti prekës i familjes së ish kampionit të MotoGp, dhurohen organet e Nicky Hayden

Bota e motociklizmit është në zi për humbjen e Nicky Hayden, i cili la një boshllëk të madh në zemrat e shumë tifozëve të Moto GP.

Një ditë pas vdekjes së tij, familja e Nickyt ra dakord që organet e pilotit të dhurohen, shkruan GPOne.com

Kjo është “dhurata” e ish-kamiponit të botës në Moto GP, i cili fitoi zemrat e të gjithëve me buzëqeshjen e tij dhe me stilin e pagabueshëm prej amerikani.

Nicky Hayden ndërroi jetë pas përplasjes nga një makinë, teksa stërvitej me një biçikletë.