Ish-Kryeministri Berisha: Ministrat e PD shkarkojnë këdo që shkel ligjin

Ish-Kryeministri Berisha ka hedhur poshtë deklaratat e Kryeministrit Edi Rama se ministrat e rinj teknikë të propozuar nga PD nuk kanë asnjë funksion.

Berisha ka deklaruar se ministrat e rinj kanë për detyrë të zbatojnë ligjin dhe kushtetutën. Në këtë aspekt, kanë të drejtë të shkarkojnë këdo që nuk zbaton ligjin, ashtu sikundër nuk mund të heqin askënd nga puna në kundërshtim me ligj.

“Ministri do të zbatojë kushtetutën dhe ligjin e vendit. Ministrat kanë për detyrë të zbatojnë ligjin dhe kushtetutën. Asnjë njeri nuk mund të shkarkojë në kundërshtim me ligjin, ashtu siç nuk mund të mbajnë në punë dikë që shkel ligjin. Ministrat janë institucion kushtetues”, tha Berisha në emisionin “Studio e Hapur”.