Berisha: Nëse do të isha ministër do të shkarkoja drejtorin e policisë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako duhet të japë dorëheqjen nga detyra.

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24, Berisha u shpreh se drejtori i policisë është bashkëfajtor me Kryeministrin Rama dhe ish-ministrin Tahiri për kanabizimin e vendit.

“Bashkë me Tahirin dhe Ramën është bashkëautor në këtë problem të tmerrshëm dhe të madh të Shqipërisë”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri u shpreh se nëse do të ishte ministër i Brendshëm, do ta shkarkonte drejtorin e policisë.

Ministri i ri i Brendshëm është Dritan Demiraj, i propozuar nga PD.