Përmbyset autobusi me nxënës në Turqi, 20 të plagosur

Një autobus me nxënës është përmbysur në lagjen Vezirkopru të provincës Samsun, Turqi.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe 19 nxënës, të cilët janë dërguar në spital.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ekipi i urgjencës mjekësore.