Pjerin Ndreu falsifikon dorëheqjen e këshilltarit bashkiak, Vincens Tuku, pasi ky i fundit bëri atentat me armë 54-vjeçarit në Rrilë
Dy ditë më parë në fshatin Rrilë të Lezhës u raportua atentat me armë ndaj një 54-vjeçari.
Një ditë pas atentatit që iu bë 54-vjeçarit Agron Puka, policia ka zbardhur ngjarjen duke identifikuar tre autorët, të cilët janë shpallur në kërkim.
Shpallur në kërkim, Vincens Tuku 32 vjeç, Amarildo Kola 31 vjeç dhe Kevin Ndoka 18 vjeç.
Një debat i fortë i pak ditëve më parë me një nga tre autorët, dyshohet se u bë shkak i plagosjes me armë të 54-vjeçarit.
Tuku, Kola dhe Ndoka e kanë pritur Agron Pukën që të linte bashkëshorten dhe fëmijët në shkollë, dhe të pajisur me kallashnikov kanë tentuar të ndalojnë largimin e tij me makinë.
Por Puka, pasi i pikasi agresorët, nxitoi të ikte me shpejtësi.
Burime për Syri bëjnë me dije se Vincens Tuku është anëtar i Këshillit Bashkika në Lezhe dhe njeri i besuar i Pjerin Ndreut dhe njëkohësisht është edhe kunati i vajzës së ish-deputetit Arben Ndoka.
Burimet bëjnë gjithashtu me dije se menjëherë pas atentatit me armë ndaj 54-vjeçarit, Pjerin Ndreu ka bërë një letër dorëheqje të Tukut si anëtar i Këshillit Bashkiak, pra, pasi u identifikua, miqtë e tij falsifikojnë një dokument sikur Tuku ka dhënë dorëheqje 5 si anëtar këshilli 5 ditë para ngjarjes.
Përveç kësaj, banda tjetër me pushtet, që komandohet nga Taulant Balla kë lënë të ikin në “drejtim të paditur” atentatorët, por qe qytetarët e Lezhesës pohojnë se i shohin gjithë ditën rrugëve të qytetit, vetëm Policia e Shtetit nuk i sheh.