Iker Casillas drejt Liverpoolit, vjen oferta bindëse

Liverpooli raportohet se ka dërguar një ofertë në drejtim të Portos për portierin Iker Casillas dhe tashmë spanjolli ka nënshkruar parakontratë me klubin anglez.

Diario AS, raporton se ish-portieri i Real Madridit ka pranuar oferta nga Premier lIga, Katari, Kina dhe Turqia, por preferon kalimin në Anfield.

36-vjeçari është i vendosur që të largohet nga klubi portugez, në të cilin kaloi dy sezone.

AS raporton se Casillas nuk do të jetë pjesë e Portos për parasezon.