‘Prifti njoftoi policinë’/ Ja si u kap armatimi serb në Banjskë, i ngelur nga sulmi terrorist i shtatorit 2023

Pesë zolla janë gjetur sot në afërsi të Manastirit të Banjskës të cilat dyshohet se i përkasin ngjarjeve që ndodhën në shtator të vitit 2023, në periudhën kur u vra polici Afrim Bunjaku.

Nga burime të besueshme mësohet se policia u njoftua për armatim nga prifti i kishës në Banjskë.

“Prifti e ka thirrë policinë dhe ka raportuar se në njërën prej objekteve përreth ka parë thes me armë (zolla), që dyshohet se i takojnë periudhës së shtatorit”, raportojnë mediat.

Përveç njësiteve të nevojshme policore, në këtë aksion ka qenë e përfshirë edhe AKI.

Lajmin pwr mediat e ka konfirmuar edhe Veton Elshani nga policia e Mitrovicës së Veriut.

“Në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan janë gjetur pesë zolla. Mjetet ushtarake dyshohet se i përkasin ngjarjeve të shtatorit të vitit të kaluar”, tha Elshani./ Gazeta Express/