VIDEO/ Krizë mes çiftit presidencial amerikan? Trump tenton t’i kapë dorën, Melanie e largon menjëherë

Fjalët se marrëdhënia e Presidentit Donald Trump dhe bashkëshortes së tij Melanie, është në një krizë kanë qarkulluar shpesh nëpër media. Këto zëra janë nisur nga veprimet që çifti ka bërë shpesh në daljet publike.

Kësaj here një tjetër incident i kësaj natyre ka ndodhur mes tyre, ku teksa drejtohen drejt avionit në takimin e tyre në Lindjen e Mesme, Trump tenton të kapë prej dore bashkëshorten e tij, por kjo e fundit e largon dorën duke e shtyrë.

Ky moment nuk i ka shpëtuar objektivit të kamerave dhe video është bërë virale.