Lubonja për Tv grek: Dënimi i Belerit nuk është çudi për ne, Rama kontrollon drejtësinë me gjyqtarë të korruptuar

Fatos Lubonja ka dhënë një intervistë për televizionin grek Skaipas vendimit për të dënuar Fredi Belerin me dy vite burg.

“Nuk është një gjë e cuditshme per ne. Të kesh gjyqtarë të korruptuar është mënyra më e mirë për të kapur sistemin e drejtësisë, për Edi Ramën dhe partinë e tij shtet. Kjo gjyqtare është kapur në Greqi me dokumente të falsifikuara dhe ajo e ka fshehur këtë fakt. Një nga mënyrat për të kontrolluar këta njerëz është e shkuara e tyre e korruptuar”,deklaroi Lubonja.

Fredi Beleri u dënua me 2 vite burg nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”.