Sulmi terrorist, Manchester United anulon konferencën për mediat

Pas ngjarjeve terroriste në Manchester ku humbën jetën 22 persona, skuadra e Manchester Unitedi ka anuluar konferencën për mediat e cila isha planifikuar të zhvillohej 1 ditë para finales së Europa Leagues.

Shkak i këtij vendimi vjen për nder të viktimave të sulmit terrorist që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Manchesterit.

Tabloidi britanik "Mirror" raporton se UEFA ka miratuar kërkesën e Unitedit për anulimin e kësaj konference.