VIDEO/ Rikthehen reshjet e dëborës në qarkun e Korçës, bien temperaturat

Rikthehen reshjet e dëborës në qarkun e Korçës në lartësitë mbi 1400 metra.

Mësohet se në aksin rrugor Boboshticë- Dardhë, trashësia e dëborës ka shkuar deri në 10 cm.

Gjithashtu reshjet e dëborës me intensitet të ulët janë regjistruar edhe në zonat malore të Pogradecit dhe Maliqit përfshirë edhe Malin e Thatë.

Ndërsa i gjithë rajoni juglindor është përfshirë nga reshjet e shumta të shiut prej orëve të para te mëngjesit.

Është punuar për pastrim dhe kriposje ne aksin Boboshticë-Dardhë dhe aktualisht qarkullimi i mjeteve kryhet pa probleme. Nga reshjet e shiut dhe të dëbora temperaturat janë ulur ndjeshëm, aktualisht termometri shënon 4 gradë.