FOTO/ Familja e trajnerit të madh i shpëtoi tragjedisë në Manchester

Gruaja e Pep Guardiolës, Cristina Serra dhe dy vajzat e tyre, Valentina dhe Maria i shpëtuan vdekjes pasi ishin të pranishëm në koncertin e Ariana Grandes të zhvilluar në Manchester.

Fatmirësisht familja e një prej trajnerëve më të njohur në botë i ka shpëtuar këtij sulmi të pamëshirshëm terrorist i cili shkaktoi 22 të vdekur dhe mbi 60 të plagosur, shkruan “Mundo Deportivo”, transmeton SYRI.net.

Sipas raportimeve të fundit prej disa orësh Pep Guardiola ka qenë me gjendje të rëndë emocionale.

"Në shok. Unë nuk mund të besoj se çfarë ka ndodhur sonte. Ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe miqtë e atyre që preken nga kjo fatkeqësi", shkroi Guardiola në rrjetet sociale.