FOTO/ RTSH letër për partitë: Nuk do i pranojmë kasetat, kemi gazetarët tanë

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) nuk do të pranojë kronikat e gatshme të partive politike, por do ta mbulojë me gazetarët e vet fushatën.

Përmes një shkrese drejtuar kryetarëve të partive pjesëmarrëse në zgjedhje, është njoftuar se pasqyrimi i aktiviteteve të partive politike do të bëhet në mënyrë të pavarura nga RTSH.

Gjithashtu RTSH bën me dije se ka bërë disa trajnime të gazetarëve të saj për pasqyrimin e fushatës zgjedhore nga pedagogu i Akademisë se Eurovizionit dhe ish-gazetari i BBC, Jonathan Stoneman pikërisht për fushatën zgjedhore që jemi në prag.

Nga ana tjetër, raportohet se do të miratohet një ligj, i cili i detyron televizionet në vend, edhe ato private, t’i transmetojnë falas reklamat politike të partive gjatë fushatës elektorale.