", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2024/March/02/auto_Screenshot_81709396064.jpg", "width": 900, "height": 720 } }

Shkolla Politike e FRPD, Floriana Garo: Folëm me të rinjtë për rolin e medias dhe rrjeteve sociale në politikëberje në Shqipëri

Zëdhënësja dhe njëkohësisht edhe anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Floriana Garo ka zhvilluar një leksion me të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së, në lidhje me rolin e medias dhe rrjeteve sociale në politikëberje në Shqipëri.

‘Sot, një paradite shumë e bukur me studentët e Shkollës Politike të FRPD ku folëm për rolin e medias dhe rrjeteve sociale në politikëberje në Shqipëri dhe në botë.

Kjo shkollë politike është një nismë e jashtëzakonshme e Forumit Rinor ku mundësohen leksione nga figura te njohura të së djathtës, ndarje eksperiencash, diskutime konstruktive, por edhe socializim mes te rinjve ne politike! Kushdo qe ka interes mund te regjistrohet!’, shkruan Garo në postimin e saj në Instagram.

Sipas anëtares së kryesisë së PD-së, të rinjtë treguan shumë interes dhe ishin mjaft aktiv në debatin sesi rinia ti përdorë më mirë mediat për promovimin e aktiviteteve dhe ngjarjeve politike.

View this post on Instagram

A post shared by FLORIANA GARO (@florianagaro)