EMRI+FOTO/ Sherr dhe plagosje me armë në Pogradec
Plagosje me armë zjarri në qytetin e Pogradecit, ngjarja ka ndodhur në afërsi të aneksit të stadiumit në një bllok pallatesh në periferi të qytetit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për sqarimin e rrethanave.
Alted Olldashi është dërguar në spitalin e Pogradecit.
Të përfshirët në konflikt janë larguar nga vendngjarja.
Në vendngjarje ka gëzhoja nga arma e shtënë dhe një këllëf thike, policia ka ngritur postblloqe për gjetjen e autorit.
Njoftimi i Policisë së Pogradecit:
Më datë 01.03.2024, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Tushemishtit’, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi A. J., 35 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit D. M. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të dyshuar.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.