Capital T dhe Adrola Dushi nuk janë ndarë dhe ja ku janë provat

Edhe pse ata nuk e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre, romanca e Capital T dhe Adrola Dushit nuk është sekret. Zërat për raportin e tyre nisën që në 2020 kur modelja mori pjesë në videoklipin e Capital T. Ndonëse fillimisht thanë se janë thjesht miq, koha tregoi se mes tyre ekzistonte diçka më tepër.

Para disa ditësh pati dyshime se ata mund të jenë ndarë. Shkak u bë një video që artisti publikoi në mediat sociale, ku shfaqej i qetë në shtrat.

“Si fle unë kur e di që jam beqar dhe askush nuk po më tradhton”- shkruante ai, duke nxitur dyshimet se i kanë dhënë fund lidhjes. 

Gjë që është hedhur poshtë së fudmi. Capital T ka festuar ditëlindjen ditën e djeshme. Ai ka publikuar një foto në profilin e tij të Instagramit, teksa mban në dorë një gotë dhe shkruan bashkangjitur se mbush 32 vjec.

Nuk ka munguar një urim publik nga Adrola duke shkruar “Urime”, koment të cilin e ka shoqëruar me ikonën e dy gotave për t’i thënë gëzuar.

Para disa muajve Capital T pranoi se është i përfshirë në një lidhje dashurie dhe të dashurën e tij e cilësoi si “më e bukura në botë”. Nga fjalët e tij ndjehej dashuria ndaj partneres së tij, e cila siç tha ai do të jetë pranë tij edhe në momentet më të rëndësishme të karrierës së tij artistike, duke e shoqëruar gjatë koncertit në Prishtinë. 

“Normale që kam partnere. Për mua është më e bukura në botë. Do jetë edhe në koncert. Qëllimi kur je në një lidhje është martesa. Por, momentalisht nuk i kemi ato plane.”-tha ai.

Asokohe, Adrola e pyetur nëse është ajo vajza më e bukur në botë për Capital T në një intervistë tha:

"Unë jam! Mendoj se jam e bukur. Por, nuk e di nëse e ka patur për mua!".