Fundjava rikthen shiun, herë - herë edhe me shtrëngata

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak dha sot parashikimin e motit për fundjavën, 2-3 mars 2024.

Një mbërthim nga fronti okluz prej orëve të mesnatës bëri që pjesa më e madhe e territorit tonë të përfshihej nga shtrëngata të herëpasherëshme e stuhi afatshkurtra.

Edhe për fundjavën që presim moti parashikohet të vijojë të jetë I paqëndrueshëm me mbizotërim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit. Reshjet e shiut do të jenë të herëpasherëshme me intenistet të ulët dhe në formë shtrëngatash të karakterit lokal gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi 10-15m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës të forcës.