Vincenzo Montela: Milani po bën gjithçka për të mbajtur Donnarumman

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, ka konfirmuar se klubi është duke bërë çmos që të mbajë Gianluigi Donnarumman në skuadër.

Portieri 18-vjeçar mbetet pa kontratë në fund të sezonit të ardhshëm dhe, sipas trajnerit, ai duhet të vendosë vet për të ardhmen.

“E dua Donnarumman si djalin tim, por ai tani duhet të marrë vendim vet dhe të kuptojë se çfarë dëshiron të bëjë kur të rritet, por me qetësi maksimale. Klubi po bën gjithçka që ta mbajë”, ka thënë Montella për Premium Sport.