Bardhi: Do të çojmë në GJK ligjin për taksimin e profesioneve të lira, Begaj mos të dekretojë 'zonat e mbrojtura'...

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbledhje së grupit.

Ai tha se PD do të çojë në Gjykatën Kushtetuese taksimin e profesioneve të lira.

"Oligarkët kanë taksa më të ulëta sesa profesionet e lira", tha Bardhi.

Ai në deklaratën e tij i ka bërë thirrje edhe Presidentit të Republikës qe të mos dekretojë ligjin për shkatërrimin e zonave të mbrojtura.

Bardhi: Kemi një apel publik ndaj Presidentit, të ngrihet në lartësinë e detyrës së tij dhe të ktheje mbrapsht e të mos dekretojë ligjin për shkatërrimin e zonave të mbrojtura. Ka për detyrëe të respektojnë Kushtetutën, të  dalë nga rreshti i të qenurit përfaqësues i mazhorancës.

Është provë për Presidentin, të zgjedhë interesin e qytetarëve apo të zgjedhë interesin e Edi Ramës