Në 1926, rregullorja e parë e biçikletave në Shqipëri, me ndalesa dhe gjoba

A e dini se kush e përpiloi rregulloren e parë të biçikletave në Shqipëri? 

Hilë Mosi ishte personaliteti i shquar i administratës shqiptare, që gjatë karrierës së tij ushtroi funksionin e deputetit, të ministrit të Arsimit, të ministrit të Punëve Botore etj. Në vitin 1926, si drejtues i Prefekturës së Korçës, Mosi e pa të udhës të përpilonte rregulloren e parë të biçikletave në vend.

Sipas rregullores në fjalë, biçikletat duhet të kontrolloheshin funksionalisht dhe të protokolloheshin në bashki.

Ndalohej përdorimi i tyre në raste festash apo tubimesh publik. Gjithashtu, fillestarët duhej të praktikoheshin në periferi dhe pasi të aftësoheshin, mund të pedalonin lirisht në qytet.

Shkelja e rregullores parashikonte gjobitjen e qytetarëve.