FOTO/ Zyrtare: Trajneri i njohur jep dorëheqje nga skuadra angleze

David Moyes ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit të Sunderlandit.

Trajneri i njohur nuk kishte arritur që të shpëtonte klubin sivjet për ta mbajtur në Premier Ligë, dhe pas dështimit ka vendosur të largohet.

Sunderlandi nën urdhrat e ish-trajnerit të Manchester Unitedit arriti tetë fitore dhe 28 humbje në 43 ndeshje.